Spaho monitoron “Ekonominë”/ Deputeti demokrat futet online, por nuk flet! Do nisë dëgjesa me kryebashkiakët për fondet

Këtë të enjte opozita nuk u angazhua në aksion politik, por duket se Edmond Spaho vendosi të mbajë në vëzhgim komisionin e ekonomisë. Për herë të parë ai u bë pjesë e diskutimeve online, por pa e marrë fjalën. Ndërkaq në Komisionin e Politikës së Jashtme u tha se Shqipëria do të ketë drejtimin e katër organizatave rajonale, si dhe do të hapë ambasada në Kiev dhe Baku.

Ndryshe nga komisionet e tjera online, opozita këtë të enjte u bë pjesë e mbledhjes së komisionit të ekonomisë. Edmond Spaho ndoqi diskutimet mbi paketën fiskale dhe miratimin në aprim të buxhetit të shtetit, por pa marrë fjalën.

Përmes komunikimit online u vendos që në seanca të thërriten në dëgjesë përfaqësuesit e bashkive, që tashmë kanë nisur vërejtjet si rasti i Fierit.

Edhe pse nuk ishte diskutim për nene konkrete, një nga propozimet e erjon braces për gratë gjeti mbështetjen

Ndërsa në votim, Spaho u shpreh kundër.

Mbledhja online solli dhe një herë incidente.

Buxheti u diskutua në Komisionin e Jashtëm, ku diplomacia ka marrë fonde shtesë.

Kjo për hapjen e dy selive të ambasadave dhe drejtimin e organizatave ndërkombëtare.

Konsullata do të shtohen edhe në rajon

Ministria e Jashtme në raportim theksoi edhe një ehrë zhvillimin e samitit të diasporës.

Ndryshe nga Komisioni i Ekonomisë, te diplomacia opozita nuk mori pjesë.