Logu: Raporti i Brukselit konfirmoi akuzat e opozitës, e paprecedentë refuzimi për komisionet hetimore

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në një intervistë në Ora News foli për progress raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Logu u shpres se progres raporti i KE-së konfirmoi se shqetësimet e opozitës janë të drejta dhe se është e paprecedentë që që kanë kaluar thuajse 2 vite që kur ka filluar cështja gjyqësore për vulën e PD dhe ende ska një vendim.  

‘’Progres raporti i KE, konfirmonte se shqetësimet që ka paraqitur opozita gjatë kohës që është zhvilluar aksioni opozitar në parlament janë tërësisht të drejta. Komisioni Evropian e gjen të drejtë shqetësimin që ne kemi për mosngritjen e 8 komisoneve hetimore.

E  gjen të paprecendentë edhe përjashtimin e 31 deputetëve të opozitës. Për PD tashmë ka tre kërkesa gjyqësore. Është e paprecedentë fakti që kanë kaluar thuajse 2 vite që kur ka filluar ajo cështje gjyqësore’’ tha ndër të tjera Logu.