I realizoi dopietë Çelsit, Haland: Shënova me ko…, nuk e kisha bërë kurrë më parë në jetë
Erling Haland ka festuar një gol his torik kundër Çelsit, pasi shënoi me ndihmën e testikujve të tij për herë të parë në karrierë. Sulmuesi i Mançester Sitit dhe Norvegjisë arriti të devijonte topin drejt portës për një sekondë kundër Çelsit dhe duke komentuar me humor mënyrën sesi shënoi, ai u fotografua bërë humor me këtë gjë me Fill Fodenin, duke shkaktuar të qeshura te shoku i skuadrës.
Por sulmuesi 23-vjeçar e pranoi diçka të tillë edhe në intervistën pas ndeshjes, ndërsa i tha gazetarit për “Viaplay” pas barazimit 4-4, pasi goli u lejua të qëndronte pavarësisht një kontrolli të VAR-it për një prekje të mundshme të topit me dorë: “Unë kurrë nuk kam shënuar me ko… më parë.
Kështu që është një moment historik”. Haland ishte më se i lumtur që shënoi golin e tij të 12-të dhe 13-të në vetëm 12 ndeshje të Premier Ligë këtë sezon, por nuk ishte i kënaqur që skuadra e tij mori vetëm një pikë.
“Unë nuk mendoj shumë për titullin. Unë mendoj për të fituar. Ne kryesojmë tani dhe nuk ka qenë një nisje e keqe e sezonit në fund të fundit”. Ish-ylli i Dortmundit do të kërkojë këtë sezon që të thyejë rekordin e golave që vendosi sezonin e shkuar në Premier Ligë (36).
REKORDET E TIJ – Erling Haland shënoi golat e tij të parë në Premier Ligë kundër Çelsit të dielën, që do të thotë se ai tani ka shënuar kundër 19 nga 21 klubet e ndryshme kundër të cilave ka luajtur në këtë kompeticion.
Dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë pësuar një gol të Halandit në Premier Ligë janë Brentfordi dhe Liverpuli, me sulmuesin që ka luajtur vetëm një herë përballë tyre. “Reds”-ave ai u ka shënuar një gol, por në Kupën Karabao.
Në të gjitha ndeshjet, norvegjezi ka shënuar 13 nga 15 penalltitë për Mançester Sitin. Ai tani ka 49 gola në 47 paraqitje në Premier Ligë dhe i duhet vetëm një gol në 17 paraqitjet e tij të ardhshme për të qenë lojtari më i shpejtë që shënon 50. Endi Kol mban këtë rekord aktualisht, duke iu dashur 65 ndeshje për të shënuar 50 golat.


