Xhepollari: Sylvinho ka arritur të njohë elementët që ka në skuadër, Mitaj dhe Asani dy risitë e trajnerit

Gazetari i sportit në Ora News, Drilon Xhepollari ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për Kombëtaren Shqiptare e cila do luajë të premten një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë, ku vetëm 1 pikë i mjafton kuqezinjëve për tu kualifikuar në Europianin 2024 që do zhvillohet në Gjermani.

Xhepollari u shpreh se Sylvinho është bazuar tek një grup duke i dhënë shumë rëndësi strategjisë së tij, ndërsa dy risitë e trajnerit janë Asani dhe Mitaj.

‘’E kemi mundur Moldavinë në këto eliminatore. Kemi bërë paraqitje të shkëlqyera që në fillim të kësaj fushate eliminatore, pavarësisht asaj humbje me Polonië. Pastaj Sylvinho ka arritur të njohë elementët që ka në këtë skuadër. Është bazuar tek një grup duke i dhënë shumë rëndësi strategjisë së tij.

Ka më pak gabime në Kombëtare. Kemi bërë gola të shkëlqyera. Mitaj është risi e Sylvinhos dhe Asani në krahun e djathtë’’ tha ndër të tjera Xhepollari.