Ndeshja ndaj Izraelit, Xhaka gati të hyjë në historinë e futbollit të Zvicrës me numrin e paraqitjeve

Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Izraelit dhe Zvicrës nuk do jetë thjeshtë një takim futbolli për një lojtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili është gati për të shkruar historinë në fletoren e rekordeve në tokën zvicerane.

Me prezencën në Pancho Arena (Felcsút), Xhaka regjistron sfidën e 119-të me fanellën helvete.

Një shifër e jashtëzakonshme, e natyrisht historike… 31-vjeçari numëron deri tani 118 ndeshje me këtë përfaqësuese, ku ka shënuar 14 gola.

Më parë, Xhaka ka luajtur për të rinjtë.

Kontributi i dhënë gjatë këtyre viteve ka qenë i madh.

Vlen të theksohet se pavarësisht situatës, ndërrimit të trajnerëve, Xhaka mbetet një futbollist, vendi titullar i të cilit nuk diskutohet asnjëherë.