Tronditet Milan, një lojtar në listën e të dyshuarve të prokurorisë për baste sportive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 22:38
Vazhdojnë të dalin emra të rinj nga Italia në lidhje me lojtarët që kanë luajtur baste sportive të jashtëligjshme.
Hetimi për bastet që kanë tronditur botën e futbollit po zgjerohet dhe siç raportohet nga mediat italiane, në listën e të dyshuarve të prokurorisë së Torinos ka hyrë edhe Alessandro Florenzi.
Për mbrojtësin e Milanit akuza është për lojëra të paligjshme kumar apo baste.
Florenzi do të merret në pyetje në ditët në vazhdim.
