Premiot për Kombëtaren, Sulçe: Për ndeshjen me Çekinë janë dhënë 10 mijë euro për kokë
Kryeredaktori i departamentit të sportit në Ora News, Altin Sulçe ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për Kombëtaren Shqiptare e cila do luajë të premten një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë, ku vetëm 1 pikë i mjafton kuqezinjëve për tu kualifikuar në Europianin 2024 që do zhvillohet në Gjermani.
Sulçe u shpreh se për ndeshjen ndaj Çekisë janë dhënë shpërblim 10 mijë euro për kokë.
‘’Që një ekip kombëtar të shkojë mirë, duhen shumë element nuk është vetëm trajneri nuk janë vetëm lojtarët, nuk është vetëm federate. Shqipëria nuk mësoi sot të luajë futboll. Këtu ka pasur lojtarë që nuk kishin lek që të vinin në Kombëtare. Edhe Federata është më e pjekur.
Janë tre milionë euro që i jepen këtyre lojtarëve. Për Poloninë, për këto ekipet e mëdha kanë qenë 6. Për Çekinë ishte 6 dhe u dhanë 10. Këto janë informacionet e mia, për Çekinë janë dhënë 10 mijë euro për kokë’’, tha ndër të tjera Sulçe.
