Preçi: Rritja e pagave në sektorin publik është rishpërndarje, dyshues për dobinë shoqërore që ka

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi në një intervistë në Ora News foli për buxhetin e vitit 2024. Preçi u shpreh dyshues për rritjen e pagave në këtë mënyrë dhe se rritja e pagave në sektorin publik është rishpërndarje.

"Si qytetar e taksapagues unë nuk mund të mos gëzohem për cdo lek që mund të shtohet në xhepat e qytetarëve. Është për tu përshëndetur cdo lloj mase që rrit pagat.

Unë si ekonomist nuk e fsheh që cdo rritje pagash në sektorin publik është rishpërndarje, që do të thotë që lihet mangut dicka tjetër një investim apo një përmirësim në shërbimet publike dhe shkon për pagat e nënpunësve.

Personalisht jam në favor të rritjes së pagave që bazohet tek rritja e produktivitetit të punës, që do të thotë në njësinë e kohës të ofrojë mallra me cilësi më të mirë, shërbime më të mira etj.

Jam dyshues për dobinë shoqërore përvec asaj elektorale që ka rritja e pagave në këtë mënyrë si dhuratë e partisë", tha ndër të tjera Preçi.