Vëllezërit dhunojnë njëri-tjetrin në Fushë-Arrëz, por e pësojnë keq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2023, 09:59
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Arrëz, ku dy vëllezër kanë përfunduar pas hekurave, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

