I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, Gjykata rrëzon kërkesën e të akuzuarit, Marsel Decka
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e një prej të akuzuarve për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arian Ndoja. Marsel Decka kërkoi në gjykatë një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit, kërkesë e cila është rrëzuar.
Decka dyshohet se ka konsumuar elementët e figurave të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Më shumë se 3 vite nga atentatin ndaj prokurorit, Arjan Ndoj dhe një personazhi të njohur të botës së krimit i njohur si Rrumi i Shijakut, ku të dy mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën, SPAK dhe policia në bazë të dëshmive dhe përgjimeve të personave të implikuar në këtë vrasje arriti të zbardhë ngjarjen duke identifikuar porositësit, ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët.
Autoritetet identifikuan se kush e donte të vdekur Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut por nuk mundën dot ta vënë në pranga sepse prej kohësh ndodhet në Dubai, pavarësisht se ndaj tij ka një urdhër arresti tjetër për një vepër të rëndë penale.
Mes të akuzuarve është edhe Ramazan Rraja, i cili dyshohet se siguroi kushtet për kryerjen e atentatit.
Në pranga ra Bashkim Haxhia, i cili i ka shpëtuar një atentati në qershor të vitit 2019.
Po ashtu në pranga ranë edhe agjenti doganor Marsel Deçka, i afërm i një anëtari të bandës së Durrësit, Genti Ndërjaku i cili i shpëtoi një atentati me snajper në shtator të 2022 në Durrës dhe Julian Pjetri.
Policia sekuestroi një armë zjarri, rreth 40 milionë lekë të vjetra dhe 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente që do të verifikohen. Për atentatin gjykata ka marrë të pandehur më herët Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn.
Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin prokurori i Durrësit Arjan Ndoj dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal.
Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve.
Njoftimi i Gjykates:
1.Personi nën hetim M.D, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e figuravetëveprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N, A.L (P.M), G.M dhe A.M (M.) pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive), më datë 07.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtariErjonBani,bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 tëK.Pr.Penale, me vendimin Nr. 443, datë 13.11.2023, vendosi:
-Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
-Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
