Hoxha: Drejtuesit e rinj para se të pajisen me patentë duhet të kalojnë edhe "Testin e idiotit"
Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha në një intervistë në Ora News foli për sigurinë dhe aksidentet rrugore. Hoxha u shpreh se qeveria duhet ti shohi si një përparësi aksidentet rrugore, pasi të gjithë punën e ka të përqëndruar tek policia rrugore dhe jo tek aksidentet.
"Shkaqet e aksidenteve janë të shumëllojta. Por ajo që mendoj unë që është më kryesorja është që qeveria po fle gjumë. Qeveria nuk e ka fare në evidencë aksidentet rrugore.
Pra të gjithë punën e saj e ka të përqëndruar tek policia rrugore dhe askush tjetër nuk merret me aksidentet rrugore. Qeveria duhet ta shohi si një përparësi sepse sipas statistikave rreth 2% e gdp vjetore shkon për aksidentet rrugore. Drejtuesit e rinj para se të pajisen me patentë duhet të kalojnë edhe "Testin e idiotit"", tha ndër të tjera Hoxha.
