Lëvizja "Shqipëria Bëhet" në Berat, bashkëbisedim me fermerë dhe blegtorë

Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ ka vizituar këtë fundjavë disa fshatra në Berat ku ka bashkëbiseduar me fermerët dhe blegtorët.

Banorët e fshatrave Drenovicë, Samaticë, Gorican, Kutalli, Pobrat dhe Rërëz kanë folur për problemet e tyre, duke u shprehur se qeveria nuk i ka mbështetur.

"Vjen kryeministri, serën e mbjell unë po investimet ai ja jep pikës së grumbullimit"

"Ne jemi ata që INSTATI del në Tiranë e mburret me shifra, jo kaq prodhim, jo kaq eksport, jo tejkaluam. Po si u tejkalua? U tejkalua nga zyrat atje në Tiranë? U tejkalua nga Parlamenti?

U tejkalua nga PS, PD, PR apo të gjitha bashkë? Po jo mo zotëri, se e tejkaluam ne atë.

Drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj sugjeroi subvencinimin si zgjidhje për pakënaqësitë e fermërëve.

"Subvencionimi i prodhimit. Nuk mund të tatojmë as në bujqësi, as në blegtori, as në peshkim as në bletari, sepse asnjë vend i zhvilluar normal nuk i taton. Përkundrazi, i subvencionon"

Florian Binaj nga lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ theksoi se politikat janë të qëllimshme.

"Në gjithë këto vite si ka mundësi, të paktën për ne që jetojmë në kryeqytet, vjen më e lirë domatja nga Italia sesa domatja nga këtu. Çdo lllloj produkti na vjen më lirë nga jashtë shtetit, se nga vendi ynë, sepse politikat janë bërë të qëllimta", tha Binaj.

Edhe Etleva Merko ndau mendimin se cdo gjë duhet të bëhet në favor të qytetarëve, jo të pushtetarëve.