Jakupllari: Projektbuxheti i 2024-ës jep pak para për Shëndetësinë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Seladin Jakupllari deklaroi sot në një dalje për mediet se edhe projektbuxheti 2024 jep pak para për Shëndetësinë.

“Edhe në këtë sektor, jo vetëm nuk përmirëson situaten shëndetësore të popullatës por përkundrazi boshatis xhepat e tyre.

Qytetarët vijojnë të paguajnë shumë për sëmundjet të cilat mund t’i parandalojnë duke bërë chek up por që qeveria me skemat korruptive e ka kthyer chek up në një instrument vjedhjeje dhe jo në shërbim të qytetarëve”, tha Jakupllari.

Për më tepër, vijoi ai, nga kontrolli mjekësor baze apo check-up i kryer për vitin 2022 rezulton se koncesionari është paguar duke llogaritur kontrollet e planifikuara jo ato të realizuara.

Sipas tij, ka rritje të sëmundshmërisë me 19 mijë shtrime në spitale më shumë dhe 123 mijë vizita më tepër krahasuar me një vit më parë.