VIDEO/ Armando Broja nxjerr “blof” tre lojtarë të City dhe fiton penalltinë, Chelsea i shpëton humbjes falë shqiptarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2023, 21:00
Ndeshja e sotme mes Chelsea dhe Manchester City ka qenë fantastike, ku sfida ka përfunduar me rezultatin e barabartë 4-4.
City ishte duke fituar deri në çastet e fundit të lojës, por Broja fitoi një penallti në “frymën e fundit” të lojës, atëherë kur sapo ishte futur në fushë.
Topi erdhi në këmbët e sulmuesit shqiptar, dhe në tentativë për të gjuajtur në portë, ai bën një lëvizje mashtruese duke nxjerrë blof mbrojtjen e City, dhe kështu ai pengohet nga ta dhe fiton një 11 metërsh. Penalltia e fituar prej Brojës u shndërrua në gol nga Palmer.
VIDEO penalltia e fituar nga Broja
