Punësimi i personave me aftësi të kufizuar, tregu i punës dhe sfida për këtë kategori

Tregu i punës në Shqipëri është shpeshherë i vështirë dhe sfidues për personat me aftësi të kufizuar.

Për këtë arsye, nuk mungojnë nismat për të rritur mundësinë e punësimit ndërkohë që shpesh te këta persona janë pesimist pasi subjektet ofrojnë për to punë me afat të shkurtër.

Zhvillimi profesional i personave me aftësi ndryshe në Shqipëri vijon të jetë sfidë më vete.

Një treg punësimi gjithëpërfshirës është ajo çka synohet.

Ekspertët thonë se subjektet shpesh herë për të tillë persona ofrojnë kontrata me afat të shkurtër kohor.

Kjo situatë ndikon në mënyrë negative në moralin e këtyre personave, pasi ata ndihen të pasigurtë dhe të papërfillur.

Për këtë arsye nuk mungojnë nismat dhe përpjekjet për të përmirësuar mundësinë e punësimit për këtë grup të veçantë të popullsisë.

Në Shqipëri, ka shumë organizata dhe nisma që janë të angazhuara në përmirësimin e situatës së punësimit për personat me aftësi të kufizuara që ofrojnë trajnime dhe mbështetje për të përgatitur personat me aftësi të kufizuara për tregun e punës, si dhe ndihmojnë në lobimin për krijimin e politikave dhe legjislacionit më të mirë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.