Devoll/ Goditi me grushte gruan e kushëririt, më pas tentoi ta qëllonte edhe me thikë. Policia arreston autorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2023, 09:08
Një grua është dhunuar dhe më pas kanë tentuar ta godasin me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ponçarë të Devollit, ndërsa në pranga është vënë autori.
Gruaja, e cila është gruaja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe është dërguar në spitalin e Devollit, ku mjekët konfirmojnë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
