Blendi Fevziun e zë "halli", e duan dhëndër në Gana, shitësja nuk i shqitet: Hajde këtu, je burri im!

Gazetari Blendi Fevziu është përballur me një surprizë interesante teksa ndodhet në kryeqytetin e Ganas, Akra.

Ndërkohë që po shëtiste në një treg, njëra prej shitësve aty i propozoi atij për martesë duke e ftuar të futej në çadër bashkë me të.

“Hajde këtu. Je burri im”, thërriste gruaja në mes të tregut në një situatë që në fillim Fevziut i ngjalli kureshtje, por gjërat ndryshuan kur gruaja e “dashuruar” tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)