Megi Pojani zbulon se çfarë i pëshpëriti në vesh Olsës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 18:15
Moderatorja e njohur, Megi Pojani është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj.
Së fundmi, ajo është bërë edhe më e pëlqyer nga publiku, pasi moderon programin e dashurisë "Përputhen".
Para disa minutash, Megi ka postuar në rrjetin social "Instagram", një foto ku shihet teksa i pëshpërit në vesh Olsa Muhametit.
Kjo foto është postuar fillimisht nga Olsa, e cila ka dashur të bëjë kurioz ndjekësit e saj duke i pyetur se çfarë i ka thënë Megi në vesh.
Megi nga ana tjetër, i është përgjigjur me humor: "Ose ka jufka te mensa, ose ka elefant në studio."

