Urinoi jashtë fushës, pezullohet për dy muaj lojtari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 21:51
Një pezullim i pazakontë ka ndodhur në Itali. Nicolas Kalaja luan me Offaneghese, skuadër që garon në kampionatin Eccellenza Lombarda.
Futbollisti shqiptar ka ndjerë nevoja personale gjatë ndeshjes.
Zgjidhja? Nicolas është larguar pak larg fushës, duke urinuar aty.
Veprim për të cilin është pezulluar me dy muaj pas kartonit të kuq që i tregoi menjëherë arbitri kryesor.
Kalaja ka mbyllur vitin 2023, teksa do të rikthehet në dispozicion të skuadrës së tij prej datës 27 janar.
Offaneghese ka pranuar dënimin e futbollisti shqiptar: “Klubi e cilëson sjelljen e futbollistit absolutisht të gabuar dhe mosrespektuese”.
Kjo nuk është hera e parë që episode të ngjashme ndodhin në Itali, mes profesionistëve dhe amatorëve.
