Vëllai i lojtarit të Manchester United arrestohet për dhunë në familje

Telashe të tjera për Rashfordin, por kësaj rradhe bëhet fjalë për vëllain e tij Dane. Mbrëmë Marcus Rashford mori karton të kuq në disfatën e ekipit të tij Manchester United ndaj Kopenhagen 4-3, në sfidën e vlefshme për Champions League.

Dane Rashford, përveç vëllait të tij, është edhe agjenti i Markusit, ai ka qenë në SHBA me pushime me partneren e tij, e cila është edhe nëna e fëmijës së tij 14 muajsh, e cila e ka denoncuar në Polici .

Mirëpo, mbrëmjen e 20 tetorit, punonjësit e hotelit luksoz ku po qëndronin panë një vajzë duke ecur me hundë të gjakosur në holl.

Ata njoftuan menjëherë autoritetet dhe kur policia mbërriti jashtë dhomës, dëgjuan zëra dhe çifti u grind.

Sherri nisi kur ata po ktheheshin nga festa në një klub të njohur në Majami, kur në taksinë që po merrnin, Rashford mori celularin e partneres së tij dhe dyshohet se zbuloi mesazhe nga një burrë tjetër.

Reagimi i tij, sipas asaj që ka raportuar viktima, ka qenë që e ka goditur dy herë në fytyrë dhe i ka marrë celularin!

Kur policia hyri në dhomë, e gjeti vajzën duke qarë me shenja të dukshme abuzimi në fytyrë, ndërsa në të gjithë skenën ishte e pranishme motra e Rashfordit, Sandel, e cila mbante në duar foshnjën!

Sipas asaj që ka dëshmuar në polici, ajo ka parë vëllanë e saj të inatosur duke shqelmuar objekte, por jo duke goditur partneren e tij.

31-vjeçari u dërgua në komisariat dhe partnerja e tij me fëmijën në një dhomë tjetër, pasi ndihej i pasigurt.

Rashford u lirua me kusht 1500 dollarë, nuk u ndalua të kontaktonte me viktimën dhe teorikisht të largohej nga vendi, por nëse ai mbetet në SHBA apo është kthyer në Angli, në pritje të një date, është një mister.