Mourinho i mërzitur: Mungoi çdo gjë, jam i zhgënjyer nga disa lojtarë

Trajneri i Romës, Mourinho u tregua i ashpër me ekipin pas humbjes 2-0 në Europa League nga Slavia e Pragës.

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë.

E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavisë që e merituan”.

“Asgjë nuk funksionoi, nga pikëpamja individuale kishte shumë pak lojtarë me qëndrimin e duhur në fushë. Nga shumë lojtarë pashë një qëndrim jokorrekt për një ndeshje serioze” – Tha ai.