Gati rinovimi për Giroud, sulmuesi do firmosë deri në 2025-ën me Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 18:14
Olivier Giroud është shumë pranë rinovimit me një tjetër vit me Milanin.
Mediet italiane raportojnë se sulmuesi 37-vjeçar do të zgjasë edhe më një sezon tjetër bashkëpunimin me “Djallin”.
Francezi do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit deri në verën e 2025-ës, ndërsa do të paguhet 3 milion e gjysmë euro në sezon.
