Ivan Balliu rrëfehet në Spanjë: Në fillim isha shumë egoist, ja si e zgjodha Shqipërinë!
Karriera e Ivan Balliut nisi me një kontratë për Real Madridin në moshën 11-vjeçare, por për shkak të largësisë me shtëpinë, ai vendosi të kthehej dhe të vazhdonte tek akademia e Barcelonës. Në një intervistë për “El Mundo”, mbrojtësi flet edhe si u bashkua me Kombëtaren shqiptare, arsyen pse dhe situatën e mirë që po kalon ajo në këto kualifikuese.
“Fillova të luaja futboll kur isha 4 vjeç dhe kur isha 9 shkova në Girona. Kalova dy vite aty dhe më pas shkova në La Masia. Jam larguar nga shtëpia shumë herët dhe tani që kam fëmijë e mendoj, nuk e di nëse do t’i lija të largoheshin kaq shpejt, por falë atij hapi tani jetoj me futbollin.
Në moshën 11-vjeçare dhe para se të nënshkruaja me Barçën, erdha në Madrid dhe firmosa kontratën me Real Madridin. Por pas 4 ditësh Barça më thirri dhe për shkak të afërsisë, për shkak të përshtatjes, përfundova atje. Nuk e dija që po largohesha nga shtëpia, të them të drejtën.
Unë vij nga një familje me këmbët shumë në tokë dhe nuk kam qenë asnjëherë ai ylli le të themi. Unë kam qenë gjithmonë një punëtor i palodhur dhe nuk kam pasur kurrë atë qendër mediatike që u jepet të tjerëve.
Pse u larguat? E dija realitetin tim. E dija që kisha Dani Alveshin dhe Martin Montojën përpara meje, isha i vetëdijshëm që ishte e vështirë për mua dhe po bëhesha gati për një largim. Ajo që është e vërtetë është se shumë nga miqtë e mi debutuan me ekipin e parë dhe unë jo dhe kjo të frustron pak.
A mund të flisni shqip? (Qesh). Pak. Epo, unë isha duke luajtur në Francë dhe mora një telefonatë. Në këto aplikacione, “Nga vjen mbiemri juaj?” Më dukej se kishte shumë njerëz në Shqipëri dhe pak në Spanjë. Dhe në “Tëitter” më dërguan shumë mesazhe në shqip, nuk e kuptova. Më ka kontaktuar një person nga Federata e Shqipërisë dhe më kanë thënë të kërkoj lidhjen me babin dhe të tilla, kërkuam letra dhe gjetëm stër-stërgjyshin. Më morën pasaportën dhe tani kam dy shtetësi.
Është si një ekip më shumë, apo ka vërtet një ndjenjë? Në fillim e pashë si një mundësi për të luajtur në ndeshjet kualifikuese, sepse mendova se do të më hapte më shumë dritare për të qenë në një ekip më të mirë. Por tani është ndryshe. Në fillim isha më egoist. Ndërsa tani jemi 95% afër kualifikimit në Europian dhe na mungon një pikë për të arritur”, tha Balliu.



