Humbet betejën ligjore kundër ish-asistentes, ja shuma marramendëse që Robert de Niro duhet të paguajë
"Canal Productions", kompania e aktorit me famë botërore Robert De Niro, u padit për diskriminim gjinor dhe hakmarrje ndaj ish-asistentes së tij personale, Graham Chase Robinson, gjatë kohës kur ajo punonte aty.
Gjykata federale e New York ditën e enjte vendosi që aktori duhet t'i paguante 41-vjeçares më shumë se 1.26 milionë dollarë dëmshpërblim.
Sipas medieve vendase, De Niro nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa Robinson mori pjesë. Ajo thuhet se përqafoi një nga avokatët e saj pasi dëgjoi vendimin.
Një nga avokatët e saj tha për revistën "People": "Ne jemi të kënaqur që juria pa atë që pamë dhe dha një vendim në Favorizim të Chase Robinson kundër kompanisë së Robert De Niro "Canal Productions". Jo vetëm që zonja Robinson fitoi çështjen e saj kundër Canal, por juria e shfajësoi plotësisht zonjën Robinson duke i konsideruar pretendimet e De Niros kundër saj si të pabaza."


