Gjendet pas 62 vitesh Echidna, specia e lashtë filmohet në malet e Ciklopit
Një ekspeditë në Indonezi ka zbuluar një lloj të veçantë të gjitarit Ekidenia, për të cilin deri sot ishte menduar se nuk ekzistonte më
Një specie e rrallë që prej dekadash konsiderohej e zhdukur, është zbuluar nga shkencëtarët në Indonezi.
Në pamjet filmike të marra nga malet e Ciklopit, ata kanë vënë re një lloj të veçantë të gjitarit të lashtë Ekidna, me gëzofin e tij me gjemba dhe sqepin e gjatë karakteristik, i emërtuar Attenborough.
Mendohet se janë shfaqur rreth 200 milionë vjet më parë, kur dinosaurët endeshin në Tokë.
Për 62 vitet e fundit, e vetmja dëshmi se ky lloj ekidna ka ekzistuar ndonjëherë ishte një ekzemplar i mbajtur nën siguri të lartë në muzeun e historisë natyrore të Holandës.
Ekipi i shkencëtarëve ka arritur të regjistrojë 4 klipe prej 3 sekondash të gjitarit të gjallë.

“Në pamje të parë duket si një iriq i shtypur, dhe një sy i patrajnuar vështirë se do ta dallonte”, shpjeguan ata.
Ekspeditat e mëparshme në malet e Ciklopit kishin zbuluar shenja, të tilla si “goditjet e hundës” në tokë, që tregonin se jetonte ende atje.
Por ata nuk ishin në gjendje të hynin në skajet më të largëta të maleve dhe të siguronin prova përfundimtare.
Përveç gjetjes së "Echidna”-s së zhdukur, ekspedita zbuloi lloje të reja insektesh dhe bretkosash dhe vëzhgoi popullata të shëndetshme të “kangurit të pemëve” dhe “zogjve të parajsës”.


