Mariza Ikonomi humb njeriun e saj të shtrenjtë
Orët e para të mëngjesit të ditës së premte, këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka njoftuar në rrjetet sociale se xhaxhai i saj, Gim Ikonomi, është ndarë nga jeta.
Ajo ka postuar një video me disa nga momentet më të bukura mes xhaxhait dhe mbesës, teksa ka bërë dedikimin e ndjerë.
"Ndërsa shkruaj, nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi janë kthyer në një oqean dhimbjeje.
Ti ishe engjëlli im mbrojtës, xhaxhai më i mirë në botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë , njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu siç ka qenë e gjithë jeta jote.
Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pafund. Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor.
Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë të qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë xhaxhai im më i mirë në botë.
Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua. Më ka marr malli shumë që tani… Çau Bello ,mio grande amore!", ka shkruar këngëtarja.
View this post on Instagram
