"Cherry cola" trendi i bukurisë që do e shihni kudo këtë sezon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 12:03
Paletat e grimit me pigmentet portokalli apo nuancat e hapura tashmë ja kanë lënë vendin produkteve me ngjyrën e re IN të vjeshtës.
Quhet "cherry cola", një nuancë ku ndërthuret ngjyra e kuqe e thellë dhe ngjyra kafe çokollatë.
Kjo tendencë nuk ka të bëjë fare me pijet me gaz, por është thjesht e vetëm një mënyrë emërtimi.

