Disfata me përmbysjen e "çmendur" në Danimarkë, Ten Hag: Ishte një ndeshje që doli nga kontrolli

Presioni për Ten Hagun ka prekur pikën maksimale këtë sezon ndërsa situata në grupin e Champions-it e komplikon shumë të ardhmen e tij, që tani e rrezikon seriozisht stolin.

“Ishte një ndeshje që doli nga kontrolli”, tha trajneri holandez.

“Kartoni i kuq i ndryshoi dinamikat. Arritëm të kalojmë dy herë në avantazh dhe nuk e ruajtëm dot. Bëmë gabime në mbrojtje. Tani jemi të dënuar të fitojmë në Turqi.

E dimë që me Gallatasarajin do të jetë një finale, por ne do të shkojmë të vendosur për të fituar.

Situata është kjo që është. Nuk jemi askund nivelit që i takon Mançester Junajtidit. Por nuk është kjo ndeshja që mund të bëjmë një analizë për mënyrën se si shkoi.

Kopenhageni është një skuadër që nuk dorëzohet”, shtoi tekniku i “djajve”.