"I dua më të vogla", Edona tregon dëshirat e saj për gjoksin, Blero i kthehet: Bëjini kur të jeni vetëm...

Transgjinorja, Edona James, njihet si një nga personazhet më pa komplekse të këtij edicioni, të spektaklit televiziv "BBVK".

Në vetëm pak kohë ajo ka fituar zemrën e publikut me humorin dhe pozitivitetin e saj, por edhe historinë e transformimit të saj nga mashkull në femër, proces i cili nuk ka qenë i lehtë për të.

Këtë javë ajo përsëri u votua si një nga më të preferuarat e publikut brenda shtëpisë më të famshme, ndërsa ka thyer edhe rekord shikueshmërie në rrjete sociale.

Së fundmi, një video e saj është bërë virale, ku i tregon banorëve idetë që ka për ndryshimin e gjoksit të saj.

Ajo ka shprehur dëshirën për ti pasur njësoj si të Albës, teksa Blero i sugjeron që këtë bisedë ta zhvillojë veç me vajzat pa pranin e tyre.