Conference League/ Ballkan i Dajës luan sot sfidë delikate në Kazakistan

Sot është dita e Ballkanit që luan në Conference League, dhe që do të jetë e impenjuar në një sfidë delikate ndaj Astanës në Kazakistan.

“Dardanët” janë besimplotë se mund të bëjnë surprizën ndaj kundërshtarëve kazakë, edhe pse do të jetë një mision i vështirë. Me grupin e kompletuar, trajneri Ilir Daja kërkon maksimumin nga skuadra.

Për momentin në grup janë të hapura. Përveç Viktoria Plzen që kryeson me 9 pikë të plota pas 3 ndeshjesh, tri skuadrat e tjera janë në kuotën e barabartë të pikëve.

Si Ballkani, Dinamo dhe Astana kanë 3 pikë dhe lufta do të jetë mes tyre për një biletë në fazën e 1/8. Dueli Astana-Ballkani do të luhet sot, në orën 16:30.