Mbajnë me forcë një të moshuar dhe të miturin, Xhihadi Islamik publikon videon e pengjeve izraelite

Krahu i armatosur i grupit palestinez të Xhihadit Islamik, Brigada al Quds, deklaroi sot se do të lironte dy pengje izraelite – një grua dhe një djalë – për arsye humanitare dhe mjekësore.

Mbrëmjen e djeshme Xhihadi Islamik ka publikuar një video që tregon një grua të moshuar në një karrige me rrota, Hanna Katzir dhe një djalë të mitur, Yagil Yaakov.

Mbajnë me forcë një të moshuar dhe të miturin, Xhihadi

Në video, gruaja e moshuar tha se i mungonin fëmijët dhe fajësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për “konfliktin”.

Si ajo ashtu edhe djali thonë se po trajtohen mirë prej pengmarrësve, raporton skynews, por nuk ishte e qartë nëse ata po flisnin nën presion.

“Shpresoj se do të arrij t’ju shoh javën e ardhshme. Jemi të lumtur dhe të shëndetshëm. Urojmë që të gjithë të jenë të lumtur”, tha ajo.

Videoja është filmimi i tretë i pengjeve që lëshohet nga militantët e Gazës, të cilët deri më tani kanë liruar katër robër.

Shumica e 242 njerëzve që Izraeli tha se u morën peng më 7 tetor besohet se mbahen nga Hamasi, por Xhihadi Islamik ka thënë më parë se mbante të paktën 30 pengje.