Danimarka vendos taksën e pasagjerëve për fluturimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2023, 17:16
Qeveria daneze planifikon të vendosë një taksë pasagjerësh prej rreth 100 korona daneze (14,32 dollarë) për fluturim, deklaroi ministri i taksave Jeppe Bruus Christensen.
Fillimisht do të kushtojë rreth 70 korona duke filluar nga viti 2025, përpara se gradualisht të arrijë shumën e plotë në vitin 2030.
Fluturimet brenda Evropës do të kushtojnë ekuivalentin e rreth 8 euro, udhëtimet afatmesme në Nju Jork rreth 32 euro dhe fluturimet me distanca të gjata në Bangkok, për shembull, rreth 52.30 euro.
Ministri danez i klimës Lars Aagaard tha se ”vendet fqinje Gjermania dhe Suedia kanë koncepte të ngjashme”.
Taksa gjermane e biletave e futur në vitin 2011 gjeneron të ardhura prej rreth 1 miliard euro në vit për linjat ajrore.
