Tajani: Marrëveshja me Shqipërinë nuk është Guantanamo

Marrëveshja me Shqipërinë është bërë duke respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet e komunitetit ndërkombëtar, deklaroi në një konferencë shtypi në PAris ministri i Jashtpm italian, Antonio Tajani.

“Nuk është Guantanamo siç ka thënë dikush, por një zgjidhje humanitare”, theksoi ai duke iu përgjigjur pyetjes për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e migrantëve.

”Marrëveshja me Shqipërinë është bërë duke respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet e komunitetit ndërkombëtar”, tha Tajani në ambasadën italiane në Paris.

”Kjo marrëveshje u shqyrtua nga ministritë e Punëve të Jashtme, e Punëve të Brendshme, e Drejtësisë dhe e Shëndetësisë”, theksoi ai.

”Në tekstin e marrëveshjes thuhet se vetëm anijet ushtarake italiane mund të mbërrijnë në Shqipëri, në Shqipëri nuk mund të lihen të mitur, gra shtatzëna dhe të gjithë ata që paraqesin rreziqe. Duhen respektuar rregullat komunitare”, shtoi Tajani.

”Unë po shoh se edhe Gjermania po bën një reflektim të ngjashëm. Nuk është Guantanamo siç tha dikush. Është një zgjidhje humanitare”, tha ai.

”Ajo është një marrëveshje midis vendeve që ndajnë një qëndrim të përbashkët në Mesdhe. Nuk është një zgjidhje e rrezikshme. Mendoj, edhe si ish-pjesëtar i institucioneve evropiane, se nuk ka ka rreziqe në nivel juridik. Mund të mos jetë politikisht, por në nivel juridik është bërë gjithçka në përputhje me rregullat komunitare”, përfundoi ai.