Gratteri mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri: Emigracioni e trafiku i qenieve njerëzore biznesi kryesor i mafies shqiptare

"Mafia shqiptare është e dyta në Evropë, pas Ndranghetas", është komenti i bërë nga Krye Prokuratori Antimafias së Napolit Nicola Ggratteri.

Sipas raporteve të Antimafias Italiane, "emigracioni klandestin, trafiku i qenieve njerëzore janë nga bizneset kryesore të mafies shqiptare.

"Duhet të kuptojmë se çfarë do bëhet me këtë marrëveshje e nuk mund të parashikojmë se çdo të ndodh. Mafia shqiptare është mjaft e fortë, është në joint venture me Ndranghetas në pyllin e Amazonias për të blerë kokainë me shumicë, që bën pakt me maqedonasit për të transportuar drogën, është një mafia mjaft e fortë në Evropën Veriore, është një mafia e fortë brenda Shqipërisë, se Shqipëria është një vend përgjithësisht i korruptuar dhe mjaft i dobët nga ky këndvështrim në planin gjyqësorë. Prania e Italisë në Shqipëri nuk është një gjë e re sot, por ka mbi 10 vite që helikopterët e Guardia di Finanza mbikëqyren territorin shqiptar për të zbuluar plantacionet e marijuanës.

Sipas Gratterit "Problemi i emigracionit duhet të gjej zgjidhje nga vendet nga ku nisen, nga jugu i Saharës, Shërbimet sekrete e të inteligjencës që merren me sigurinë jashtë vendit duhet të shkojnë atje e të hetojnë se kush i organizon këto udhëtime emigrantësh klandestinë."

Ky është komenti i bërë nga Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri gjatë një intervistë dhënë për kanalin televiziv La7.