Negociatat për fatin e rreth 240 pengjeve izraelitë dhe të huaj, vijojnë bisedimet intensive
Negociatat për fatin e rreth 240 pengjeve izraelitë dhe të huaj në Gaza vijojnë prej javësh. Perspektiva e një marrëveshjeje për të liruar të paktën disa prej tyre – ndoshta në këmbim të një armëpushimi ose lirimin e palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite – janë ‘në tavolinë’.
Por nuk ka asnjë dyshim për intensitetin e diskutimeve. Sot, drejtori i CIA-s, William Burns, takoi David Barnea, kreun e Agjencisë së Inteligjencës izraelite Mossad, në Doha, kryeqyteti i Katarit. Disa nga udhëheqësit politikë të Hamasit janë të vendosur në Katar.
Dy zyrtarë të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe Khaled Meshaal, ndërkohë, mbërritën në Kajro, ku raportet sugjeruan se ata takuan kreun e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel.
Rrjetet e Katarit dhe ato egjiptiane kanë thënë se emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, pritet të vizitojë Kajron nesër. Por çështja e pengjeve është tepër delikate, kështu që askush nuk i ka ngritur ende shpresat.

