Jo vetëm Jorgji, një tjetër arbitër shqiptar vendos drejtësinë në ndeshjet europiane

Arbitrave shqiptarë u besohet një tjetër ndeshje e rëndësishme e kompeticioneve të UEFA-s. Kështu, në ndeshjen e Conference League mes PAOK dhe Aberdeen, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja.

Xhaja do të shoqërohet nga asistentët e tij, Dojando Myftari dhe Rejdi Avdo ndërsa në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Olsion Yzeiraj.

Në sistemin VAR do të jetë dyshja italiane, Daniele Chiffi dhe Marco Serra.

Një sukses i jashtëzakonshëm për arbitrat shqiptar, që duke se po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet e rëndësishme europiane.

Theksojmë se në Europa League ndeshja mes Sportingut të Lisbonës dhe polakëve të Rakoë, do të gjykohet nga kryesori Enea Jorgji, që do të shoqërohet nga ndihmësit e tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj teksa në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Florian Lata.