Zeka: Kur të firmoset marrëveshja e paqes Kosovë-Serbi, atëherë do të bien nga pushteti si Vuçiç, edhe Kurti
Analisti Milaim Zeka në një intervistë në Ora News foli për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Zeka u shpreh se Kurti ka treguar arrogancë ndaj BE dhe SHBA dhe kjo arrogancë e ka vendosur Kosovën në sanksione të cilat i kanë kushtuar deri tani Kosovës 800 milionë euro.
"Ne si gazetar më tepër duhet të fokusohemi në deklaratat e BE. Përgjegjësinë në rastin konkret më të madh e ka Kurti sesa Vucic. Sepse Kurti ka treguar një padëgjueshmëri totale ndaj BE-së dhe SHBA-së.
Kjo arrogancë e paparë e ka vendosur Kosovën në sanksione, të cilat po konsiderohen masa ekonomike. Këto sanksione i kanë kushtuar Kosovës 800 milionë euro. Nuk ka në njeri që nuk e ka sulmuar Kurti. Në momentin që do të firmoset marrëveshja e paqes Kosovë - Serbi, atëherë do të bien nga pushteti si Vuçiç, edhe Kurti ", tha ndër të tjera Zeka.
