Reshje të dendura shiu në Fier dhe Vlorë, përmbyten rrugët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 10:20
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë mëngjesin e sotëm edhe qytetin e Fierit. Prezenca e ujit ka krijuar vështirësi si për kalimin e qytetarëve por edhe atë të automjeteve, ndërkohë që ashtu si shiu i mëparshëm në këtë qark nuk ka sjellë probleme në të mbjellat e fermerëve, serat, bizneset përvecse ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona ndërsa lumenjtë janë brenda shtratit të tyre .
Edhe rrugët e Vlorës janë përmbytur me vetëm 20 minuta shi. Janë disa akse nën ujë, Rruga “Albano Romina”, rruga “Kosova”, rruga Veledin Kollozi dhe zona pranë kishës Orthodokse.
