U përplas nga makina në "Rotondon e Savrës", i moshuari humb jetën në spital

Ka ndërruar jetë në spital pas disa orësh nën kujdesin intensiv të mjekëve Avdul Cullhaj, i cili u përplas mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje, nga fuoristrada që po kalonte në rrugë.

87-vjeçari po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën me një tufë drushë në shpinë, kur u përplas nga makina. Ai nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.