Aksident në Tapizë, 22-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin! Vihet në pranga
Një aksident me vdekje është regjistruar në zonën e Tapizës mbrëmjen e djeshme. Një 22-vjeçare ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçari B. Xh., ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.
22-vjeçarja është arrestuar dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

