Seiti: Prindërit t'i drejtohen specialistëve nëse i kanë fëmijët me probleme zhvillimore
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2023, 20:08
Enron Seiti, Punonjës Social njëherësh Menaxher programesh për fëmijët me autizëm ishte i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai ku tha se shumë nga prindërit nuk e kanë të lehtë ta pranojnë që fëmijët e tyre mund të jenë me autizëm.
Seiti u shpreh që nëse prindërit kuptojnë që fëmija ka vështërsi në zhvillim duhet ti drejtohen specialistëve sepse nuk duhet humbur kohë në të mirë të fëmijës.
