PAMJET/ Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Peqin, 3 mjete përplasen me njëra-tjetrën

Nga burimet, raportohet një aksident i trefishtë në aksin Elbasan- Peqin në fshatin Vidhas. Tre mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, pasi shërbimet e policisë janë duke shkuar në vendngjarje. Njoftohet se edhe ambulanca është në vendngjarje. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në rrugë.