Çështja "Beleri", zbardhen dëshmitë e gjyqit. Dëshmitari: Do merrnim 100 mij lekë për votë
Eshtë zbardhur përballja në GJKKO midis Fredi Belerit dhe shefit të komisariatit Himarë, Ermal Ajdini. Ky i fundit ka deklaruar se Arsen Ramën e ka njohur para rastit të Belerit dhe se ai në prill e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se Beleri i ka kërkuar vota për të.
Dëshmitari, Ermal Ajdini shef i policisë Himarë: Kam filluar punë në janar 2023 shef i policisë Himarë. Arsen Ramën e kam njohur nga një koleg me para se te ndodhte kjo e Belerit.
Në fund muaji Prill me merr ne telefon Arseni dhe më thotë se Fredi Beleri më ka kërkuar vota për të. Pas telefonatës kam bërë verifikime. Pas një javë më ka telefonuar përsëri Arseni dhe më tha cfarë do bëjmë me kallzimin.
Kemi berë verifikime ne Himarë dhe në fshatra, dhe ka rezultuat pozitiv. Fola me eproret dhe me thanë coje në prokurori rastin. Kam takuar Arsenin dhe i kam thene që cështja do kaloj në prokurori.
Arseni ka pasur takimë në prokurori dhe ka pranuar bashkëpunimin. Gjatë veprimit kemi pasur kontakte. Arseni Rama është larguar nga Himara dhe jeton në Vlorë për shkak të kërcënimeve.
Me datën 8 është bërë referimi në prokurori. Arseni më ka thënë se në këmbim të votës disa do të përfitonin lejë qëndrimi në Greqi.
Në nuk kryem arrestimin ne flagrancë pasi Kokaveshi na doli papritmas. Beleri i tha Arsenit se lekët do të ja marrësh nga dikush tjeter. Arseni kur mori leket ka qenë me paisje.
Pas 45 minutash kemi nderhyre ne vend. Di që Arsen Rama ka marrë shpërblim.
Përballja Beleri shefi i policisë, Ermal Hajdini.
Beleri: Jeni në dijeni që disa persona kanë qëne në përgjim pa autorizim.
Shefi : Në dijeni time jo
Beleri:Marin Shuli ka qënë në përgjim pa autorizim.
Shefi: Nuk kam dijeni.
Beleri : Si iu ra në dore lista emra, nga zyra elektrola bashk fitojme.
Shefi: Arseni na dha nj liste me 13-14 emra.Lista është dorzuar pas veprimit të Kokaveshit, të njejtën datë kur u dorzuan leket
Gligor Merkuri:Nuk e di se si emri im doli tek lista. Na erdhi në shtepi nje kusheri i nenes, na tha votoni Belerin dhe do ju jap 100 mij lek,. Ne nuk kemi pranuar lek as nuk kemi shkuar per te votuar.
