Kryetarët e bashkive Tropojë, Plavë, Gusi, Deçan e Junik kërkojnë përkrahje për zhvillimin e zonës

Kjo bukuri e rrallë natyrore është pjesë e alpeve tona, një atraksion turistik që tërheq cdo vit e më shumë vizitorë të huaj dhe vendas.

Kryetarët e bashkive Tropojë, Plavë, Gusi, Deçan e Junik, bjeshkët e të cilave shtrihen njëkohësisht në Shqipëri, Malin e Zi dhe Kosovë, kërkojnë nga qeveritë përkatëse përkrahje për zhvillimin e zonës, kryesisht mbështetje për infrastrukturën.

Nga lartësia e bjeshkëve, në pikën ku ndahen 3 shtetet, drejtuesit e pushtetit lokal, perfaqësues të shoqerisë civile dhe shoqatat mjedisore apelojnë për një Memorandum të përbashkët që t’i dërgohet edhe Bashkimit Europian.

Ndër të tjera kërkojnë energji elektrike dhe mbulimin e zonës me valë celulari, gjithashtu që 3 zonat të bëhën parqe europiane.