Mete flet pas 2 orësh për të ardhurat e shpenzimet, Censusi do të vendosë për fondet e bashkive
Ministri i Ekonomisë Ervin Mete u detyrua të presë për rreth 90 minuta për të raportuar buxhetin dhe pakten fiskale. Pas përplasjeve e opozitën, mazhoranca iu rikthye diskutimeve online, ku sqaroi të ardhurat shpenzimet dhe investimet.
"Janë rreth 15.3 miliardë lek që i shkojnë njësive të pushtetit vendor. Shpenzime për investime në 2024 parashikohet në rreth 2.3 miliardë lek", tha Mete.
Sa i përket fondit të bashkive duket se do të jete censusi që do të mund të vendosë edhe një rishikim.
"Në varësi edhe të rezultateve të Censusit, ne do rishikojmë formatin e alokimit", tha Mete.
Edhe Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale e zhvendosor për rreth 3 orë takimin nga salla në diskutimet online.
Fjala e plotë e ministrit Mete:
Faleminderit për mundësinë për të prezantuar projektbuxhetin edhe pse në kushte disi të pazakonta. Krahas një panorame të shkurtër të përgjithshme, unë do të fokusohem te sektori i drejtësisë e pastaj te pushtetit vendor, në kuadër edhe të fokusit kryesor të komisionit.
Për të nisur me një panoramë të përgjithshme: Projektbuxheti 2024 vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike, të cilat arrijnë në rreth 736 miliardë lekë, duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik,nxitjen e punësimit dhe mbrojtjes sociale, si edhe duke vijuar në të njëjtën kohë me konsolidimin fiskal.
Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për periudhën 2024-2026 parashikohen të jenë mesatarisht 27.8% e PBB-së, me njërritje qëbazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.
Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.
Gjithashtu, parashikohet rritje e mëtejshme në kuadër të rritjes së pagave për mjekëte përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore.
Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore sa i përket e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.
Në të njëjtën kohë, financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën e rreth 25 miliardë lekëve.
Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33.4% të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, bonusin e bebes, etj.
Sa i përket shpenzimeve buxhetore për sektorin e drejtësisë, konstatohet se këto shpenzime kanë njohur rritje të ndjeshme që nga nisja e reformës në drejtësi në vitin 2016.
Projektbuxheti i vitit 2024 parashikon rreth 26.2 miliardë lekë për drejtësinë, ose13.5 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit 2016.
Pra praktikisht është njëbuxhet i dyfishuar pas fillimit të reformës në drejtësi. Edhe krahasuar me vitin 2023, buxheti i parashikuar për sektorin e drejtësisë rritet në mënyrë të konsiderueshme me 4.2 miliardë lekëose afro 40 milionë euro.
Këto shifra reflektojnë mbështetjen financiare për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi, ku përfshihen institucionet e Vettingut, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Këshillit tëLartë të Drejtësisë, reformimin e institucioneve të sistemit të akuzës dhe sistemit gjyqësor, të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, si edhe reformimin e institucioneve të tjera të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.
Në mënyrë të vazhdueshme janë mbështetur edhe kërkesat e institucioneve të drejtësisë për rialokime fondesh, të cilat janë përdorur për optimizimin e kushteve të punës, si edhe për sistemet e teknologjisë së informacionit.
Në një vështrim më të detajuar të projektbuxhetit për këtë sektor, rezulton se:
Shpenzimet e personelit për punonjësit e sistemit të drejtësisë parashikohen të jenë16 miliardë lekë, ose 9 miliardë lekëmë shumë se në vitin 2016. Rritja e ndjeshme e fonditndër vite reflekton jo vetëm rritjen e numrit të burimeve njerëzore, por edhe rritjen e pagave për punonjësit e këtyre institucioneve.
Për vitin 2024, shpenzimet e personelit për të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë janë rritur me 3.1 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2023. Kjo rritje i dedikohet efektit financiar të reformës së pagave të nisur në vitin 2023, fond nga i cili 1.4 miliardë lekë janë akorduar vetëm për magjistratët.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes në vitin 2024 parashikohen në masën 8 miliardë lekë, ose dy herë më shumë sesa në vitin 2016.Këto shpenzime kanë adresuar nevojat e të gjitha institucioneve për të siguruar realizimin optimal të veprimtarisë funksionale të tyre.
Shpenzimet për investime nëvitin 2024 parashikohen rreth 2.3 miliardë lekë.
Projekte të reja investimesh publike që financohen nëprojektbuxhetin e vitit 2024 janë:
Për SPAK mbështeten me 550 milionë lekë projektete reja infrastrukturore dhe pajisjet teknologjike, tëcilat parashikohen të implementohen në vitet 2024-2025;
Implementimi dhe Përmirësimi i sistemit të regjistrit elektronik noterial, me vlerë rreth 234 milionë lekë;
Investime për përmirësimin e infrastrukturës në mjekësinë ligjore dhe laboratorin e toksikologjisë;
Financime për përmirësimin e infrastrukturës së Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë Tiranë;
Rikonstruksioni i Gjykatës Kushtetuese;
Arkiva Digjitale për Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
Ndërkohëvijon mbështetja buxhetore për ndërtimin e Institucionit për edukimin dhe rehabilitimin e të miturveme 632 milionë lekë për vitin 2024
Referuar parashikimeve buxhetore për institucionet e tjera të pavarura kushtetuese, janë bërë përpjekje të akomodohennjë pjesë e konsiderueshme e kërkesave të tyre, duke siguruar fillimisht financimin e plotë të reformës së pagave dhe më tej nevojave shtesë të paraqitura gjatë diskutimeve për përgatitjen e projektbuxhetit dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026.
Sa i përket Buxhetit Vendor, edhe për këtë kategori ka rritje të ndjeshme. Shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024 janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 202, zënë rreth 3% të PBB-së dhe pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qendrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë ose afro 350 milionë euro. Transferta e pakushtëzuar, pjesë e këtij granti,është24.3 miliardë lekë.
Përveç transfertave të pakushtëzuara dhe të ardhurave të veta, pra shumës prej 71.1 miliardë lekë, në portofolin e buxhetit vendor, ku përfituese do të jenë drejpërdrejtë bashkitë, parashikohen edhe 15.3 miliardë lekë që alokohen nga ministritë e linjës dhe institucionet qendrore, e ndër to kemi:
Investime për rikonstruksion/ndërtim ujësjellësash për bashkitë në vlerën 4.5 miliardë lekë;
Investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për infrastrukturë vendore dhe rajonale 4 miliardë lekë;
Fondi për emergjencat civile për bashkitë në shumën 2.5 miliardë lekë për financimin e projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe digat;
Investime për rikonstruksion, ndërtim dhe rehabilitim shkollash 9-vjeçare/ të mesme në vlerën 2.2 miliardë lekë;
Investime për ujitjen dhe kullimin,400 milionë lekë;
Fondi social, në shumën 320 milionë lekë;si dhe
Pastrimi i bregdetit, i cili për këtë vit shtrihet pothuajse në të gjithë vijën bregdetare, për disa bashki e menaxhuar nga Ministria e Mjedisit në vlerën 300 milionë lekë.
Me përfundimin e Censusit do të merren parasysh të dhënat e tij edhe për të rishikuar apo ri kalkuluar mënyrën se si shpërndahet transferta te bashkitë.
Këto ishin çështjet kryesore që doja të ndaja te ju përsa i përket projektbuxhetit dhe specifikisht fushave që mbulon komisioni.


