Dalja e rrallë publike e Celine Dion, këngëtarja ndjek ndeshje hokej me djemtë e saj në Las Vegas
Rrallë është parë në publikë këngëtarja e njohur, Celine Dion. Por, fansat janë gëzuar teksa ajo ka postuar në rrjetin një foto së bashku me tre djemtë e saj duke ndjekur një ndeshje hokej. Rikthimi triumfues i Celine Dion, në sytë e publikut dërgoi, sipas mediave të huaja një mesazh të fuqishëm shprese dhe guximi për të gjithë ata që luftojnë me sëmundje kronike dhe të rralla.
Këngëtarja e famshme, Celine Dion ka bërë një paraqitje të rrallë publike pasi turneu i saj u anulua për shkak të një sëmundjeje të rrallë neurologjike.
Artistja u pa në Las Vegas me tre fëmijët e saj duke ndjekur një ndeshje hokei.
Këngëtarja ndau në rrjetet sociale foto ku shihet duke pozuar me tre djemtë e saj, disa lojtarë dhe trajnerin e ekipit që mbështet.
Rikthimi triumfues i Celine Dion në sytë e publikut dërgoi sipas mediave të huaja një mesazh të fuqishëm shprese dhe guximi për të gjithë ata që luftojnë me sëmundje kronike dhe të rralla.
Artistja vuan që nga viti 2022 nga sindroma e ‘njeriut të ngurtë’ një sëmundje neurologjike që ngurtëson lëvizjet e gjymtyrëve.
Sindroma zakonisht shfaqet midis moshës 30 dhe 60 vjeç, ndërsa simptomat mund të ndryshojnë nga pacienti në pacient.


