Selena Gomez mbyll "Instagramin": Nuk mundem më...

Presioni në rrjetet sociale ndaj figurave publike shpesh herë ka rezultuar problematik dhe i dëmshëm për këta të fundit.

Një nga artistet botërore Selena Gomez, ka qenë një ndër këngëtaret, që ndau shqetësimin dhe dhimbjen e saj për atë që po ndodhte mes Izraelit dhe Hamasit.

"Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj çdo grupi, është e tmerrshme.

Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët, dhe të ndalojmë dhunën përgjithmonë", shkroi ajo përmes një postimi në rrjete.

Megjithatë, ajo ishte gjithashtu e vetëdijshme se kjo nuk do të ndihmonte askënd, pavarësisht se sa shumë u përpoq.

"Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të gjithë.  Thjesht nuk mund të duroj të lëndohen njerëz të pafajshëm. Kjo është ajo që më bën të sëmurë.  Do të doja të mund ta ndryshoja botën. Por një postim nuk do të bëjë atë", shtoi ajo.

Kritikat që ka marrë, kanë bërë që ajo të merr një vendim.

"Do të bëj një pushim dhe do të fshij "Instagramin" tim. Kam mbaruar. Nuk mbështes asnjë nga ato që po ndodhin", ka shkruar ajo.

Selena Gomez mbyll "Instagramin": Nuk mundem më...