VIDEO/ Edona James i drejtohet Buçit: Jam më burrë se ti…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 13:43
Banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Edona James dhe Ylli Dervishi janë përplasur kësaj radhe për një lojë që është zhvilluar brenda shtëpisë.
Transgjinorja nga Suhareka shihet teksa ofendon Buçin.
Ata shihen vazhdimisht duke i hedhur fjalë njëri-tjetrit, gjersa Edona i drejtohet disa herë: "Frikacak".
Në një moment, ajo i thotë se ajo është më burrë se sa ai, në bazë të disa veprimeve që ka bërë.
"Unë jam më burrë se ti", shprehet biondja.
Edona këto ditë është zënë me disa nga banorët, pasi pati një zënkë edhe me Gani Gërminë.
Pavarësisht kësaj, ajo po pëlqehet për karakterin dhe sinqeritetin që po shfaq.
