Ndërron jetë aktori i njohur amerikan

Aktori amerikan, Peter White, i njohur më së miri për punën e tij në telenovelën "All My Children" dhe në adaptimet e shumta të "The Boys in the Band", ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

White vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles të mërkurën, konfirmoi aktorja e "All My Children", Kathleen Noone për "The Hollywood Reporter".

Aktori i lindur në New York, i cili kishte festuar ditëlindjen e tij të 86-të muajin e kaluar, portretizoi personazhin Linc Tyler në "All My Children", të ABC në 12 episode të serialit nga 1976-2005.

White, gjithashtu, luajti rolin e Alan Mçarthy në "The Boys in the Band", si në skenë ashtu edhe në filmin e vitit 1970 nga regjisori William Friedkin.

Ai filloi të shfaqej në rol në prill të vitit 1968 në ambientet jashtë Broadway.

White ishte i diplomuar në Universitetin "Northwestern" dhe gjithashtu kishte studiuar zanatin e tij në "Shkollën e Dramës Yale".

Ndërron jetë aktori i njohur amerikan