E frikshmë/ Defekt në motor, Boeing 737 Tiranë-Bolonjë detyrohet të ulet urgjentisht në Bari
Ulje emergjente në Bari për fluturimin e Albawings AËT 229 Tiranë-Bolonjë, për shkak të një defekti në motor.
Avioni ka pësuar defekt ndërsa ishte në fluturim në njëmbëdhjetë mijë metra mbi detin Adriatik, në lartësinë e Gargano.
Ndodhia ishte në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit: në orën 13.12, ku avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e Karol Wojtyla në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.
Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. Boeing 737, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.
Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.
